E Enjte, 5 Nëntor 2026

Hasani me delegacionin e grave afgane: Lobim për nisma të përbashkëta kundër diskriminimit

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ Shqipëria mbetet e shqetësuar për diskriminimin sistematik, me të cilin përballen gratë dhe vajzat afgane.

Ministri për Evropën dhe Punet e jashtme, Igli Hasani zhvilloi një takim me një delegacion grash dhe vajzash afgane, të kryesuar nga Fawzia Koofi, ish-zëvendëskryetare e parë e parlamentit të Afganistanit.

Në takim u ra dakord për të koordinuar dhe lobuar për nisma të përbashkëta, duke përdorur platforma ku Shqipëria është anëtare aktive, si Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së dhe Rrjeti Feminist i Politikës së Jashtme.

1 nga 3

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›