E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasani me i miri

Burim Hasanit i ka takuar epiteti i boksierit me te mire ne turneun nderkombetar 147Adem Jashari148. Tekniku me i mire u shpall boshnjaku Emil Makic boksieri me fair-play 150 Liridon Zeqiri nga Kosova kurse boksieri me i mire i ri 150 Armin Prashovic nga Mali i Zi. Ndersa cifti me luftarak u zgjodh ai ne mes te Fatos Ferizit dhe bullgarit Galin Paunov. Nga Express me 28 nentor 2010 ne ora 2032

Burim Hasani eshte shpallur boksieri me i mire i turneut nderkombetar tradicional 147Adem Jashari148. Boksieri kosovar ishte i sigurt ne dy mecet qe pati ne turneun e 12-te me radhe

Boksieri kosovar i cili mori pjese ne kategorine deri ne 64 kilograme i fitoi te dyja mecet fillimisht ne gjysmefinale te shtunen e mposhti boksierin nga Shqiperia K. Shytani kurse te dielen ne finale ate nga Italia M.Lorenco.

147Jam shume i lumtur qe marr pjese per here te dyte ne turneun me te madh te boksit ne Kosove. Cmimi i me te mirit eshte realizim i endrres sime. Tere vitin kam ushtruar per kete mec dhe e falenderoj edhe trajnerin Shefki Bogujevci i cili ka punuar mjaft me mua ne menyren qe te paraqitem sa me mire148 ka thene Hasani te cilit ia ndau shperblimin Murat Jashari.

Perpos boksierit me te mire Federata e Boksit te Kosoves nderoi edhe boksieret tjere te dalluar tekniku me i mire u shpall boshnjaku Emil Makic boksieri me fair-play Liridon Zeqiri nga Kosova kurse boksieri i ri me i mire Armin Prashovic nga Mali i Zi. Ndersa cifti me luftarak u zgjodh ai ne mes te kosovarit Fatos Ferizi dhe bullgarit Galin Paunov.

Ky i fundit me fitues Ferizin 52 kg ishte meci i pare nga 9 sa u zhvilluan te dielen ne finale. Meci i dyte ne kategorine 60 kg i takoi me merite Liridon Zeqirit qe ishte me i mire se italiani Papa Mateo. Fituesi i turneut Burim Hasani u tregua i sigurt ndaj italianit Manuel Lorenco ne mecin deri ne 64 kg.

Ne kategorine 69 kg ceku Robert Bilik ishte me i forte se malazezi Aleksander Trajkovic ashtu sic ishte malazezi Bojan Peshic ndaj polakut Miroslav Szatkovski ne luften e kategorise 75 kg.

Ne te njejten kategori boksieri shqiptar nga Maqedonia Fatlum Zhuta e mposhti ate nga Kosova Burhan Zeneli. Kategoria 81 kg vuri perballe dy boksiere te huaj Emil Makic nga Bosnja e Hercegovina tregoi dicka me shume se kroati Tomislav Planinic.

Dy mecet e fundit i perkisnin kategorise 91 kg. Te parin e humbi kosovari Egzon Mucolli nga malazezi Marko Radonjic me nderprerje kurse te dytin -91 kg boksieri nga Shqiperia Nelson Hysa fitoi jo fort lehte ndaj cekut Marek Chmela.

Kurse pa lufte mecet i fituan Armin Prashovic 81 kg nga Mali i Zi dhe Arber Elezaj
91 kg nga Kosova.

Ne kete turne drejtesine e ndane gjashte gjyqtare Latif Demolli - kryesor dhe Rrustem Konjuhi Agim Tahiraj Rasim Rrustemi Kosove Vlado Kondov Bullgari Ramadan Borizani Shqiperi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›