E Martë, 3 Nëntor 2026

Hasani me investitorët suedezë: Investoni në sektorë të ndryshëm në Shqipëri

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ndodhet në një vizitë në Stokholm ku është takuar me investitorë suedezë me të cilën ka biseduar mbi bashkëpunimin e mundshëm në ekonomi, energjinë e rinovueshme, transformimin dixhital, turizëm dhe infrastrukturë.

Hasani deklaron se potenciali ekonomik i Shqipërisë, zhvillimi i shpejtë dhe burimet e shumta janë tregues i stabilitetit të vendit.

Ministri ka inkurajuar investitorët suedezë që të eksplorojnë mundësitë për investime në sektorë të ndryshëm në Shqipëri.

“Stokholm, diskutim frytdhënës me #BusinessSweden dhe një vizitë në kompaninë “Ericson”, rreth bashkëpunimit të mundshëm në ekonomi, energjinë e rinovueshme, transformimin dixhital, turizëm dhe infrastrukturë.

Potenciali ekonomik i Shqipërisë, zhvillimi i shpejtë dhe burimet e shumta,  pavarësisht sfidave gjeopolitike janë tregues të stabilitet të jashtëzakonshëm dhe rritje mbresëlënëse të Shqipërisë.

I inkurajova investitorët suedezë të eksplorojnë mundësi për investime në sektorë të ndryshëm premtues në Shqipëri, duke ndërtuar partneritet me përfitime të përbashkëta, për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovacionin”, shkruan Hasani në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›