E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hasani me studentë shqiptarë në Itali: Rinia është 100% e ardhmja e vendit tonë

TIRANË, 5 shkurt /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh sot se, “rinia shqiptare përbën gati 30% të popullsisë, por është 100% e ardhmja e vendit tonë”.

Gjatë vizitës në Itali, Hasani zhvilloi një takim me studentë shqiptarë dhe akademikë nga universitetet italiane dhe shqiptare me të cilët shkëmbyen ide se si të përkthehen potencialet e rinisë për të zhvilluar të tashmen dhe të ardhmen.

“Kënaqësi të ndaja biseda të sinqerta me studentë shqiptarë dhe akademikë nga universitetet italiane dhe shqiptare, me të cilët shkëmbyem ide të mira se si të përkthejmë potencialet e rinisë për të zhvilluar të tashmen dhe të ardhmen”, shkroi Hasani në një postim në rrjetet sociale.

“Historia na ofron një leksion të vyer: janë të suksesshëm e të begatë ata kombe që dinë t’i bashkojnë dhe jo t’i mbajnë larg, pa i shfrytëzuar, potencialet e tyre”, nënvizoi më tej Hasani.

Ministri ftoi gjithashtu studentët të ndjekin pozicionet e hapura në administratën publike shqiptare.

“Ftova studentët të ndjekin pozicionet e hapura në administratën publike shqiptare dhe të aplikojnë për t’u bërë pjesë e proceseve transformuese të Shqipërisë”, tha Hasani. /j.p/

1 nga 7

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›