E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Spiropali pret Presidentin e Landit të Vjenës: Marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe

TIRANË, 5 shkurt /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Presidentin e Landit të Vjenës, Ernst Woller, i cili shoqërohej nga ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj dhe ambasadorja e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe si edhe bashkëpunimin midis organeve të qeverisjes dhe komuniteteve lokale, si aspekt thelbësor i miqësisë midis Shqipërisë dhe Austrisë.

“Me Presidentin e Parlamentit të Landit të Vjenës, Ernst Woller, në një bashkëbisedim të ngrohtë mbi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe si edhe bashkëpunimin midis organeve të qeverisjes dhe komuniteteve lokale, si aspekt thelbësor i miqësisë midis Shqipërisë dhe Austrisë”, shkroi kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në një postim në rrjetet sociale. /j.p/

1 nga 5

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›