E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hasani në Austri: BE-ja do të jetë më e qëndrueshme me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka marrë pjesë në takimin me “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” që u mbajt në Austri. Hasani bëri me dije se në këtë takim, pjesë e së cilit ishte dhe Përfaqësuesi i lartë për Politikën e Jashtme dhe Siguri i BE-së, Xhosep Borel (Josep Borrell), u diskutua mbi përshpejtimin e integrimit dhe mbështetjen për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Hasani theksoi se angazhimi për integrimin e Ballkanit në BE, pasi sipas tij, Bashkimi Evropian do jetë më i qëndrueshëm, më i sigurt e më i plotë me përfshirjen e rajonit.

“Wachau, në takimin me “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” organizuar nga homologu i nderuar Alexander Schallenberg.

Diskutuam mbi përshpejtimin e integrimit dhe mbështetjen për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian

Angazhimi për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor duhet të vazhdojë. Fokusi ynë duhet të mbeten prioritetet e tanishme me objektiv kryesor: anëtarësimin e plotë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

BE-ja do të jetë më e qëndrueshme, më e sigurt dhe më e plotë me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor”, tha Hasani.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›