E Enjte, 5 Nëntor 2026

Hasani takon Blinken: Samiti i NATO-s rikonfirmoi angazhimin tonë për unitetin transatlantik

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë samitit të Aleancës së Altantikut të Veriut (NATO) u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Në një postim në rrjetet sociale, Hasani ka ndarë foto nga takimi me Blinken. Ai e falenderoi sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për samitin historik të NATO-s në Uashington DC, në 75-vjetorin e Aleancës.

“Ky takim i rëndësishëm rikonfirmoi angazhimin tonë për unitetin transatlantik në përballjen me sfidat globale”, nënvizon Hasani.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›