E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hasani takon homologun austriak, bashkëpunim në rrugën drejt BE-së

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një takim me homologun austriak, Alexander Schallenberg.

Hasani bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

“Diskutuam për lidhjen e fortë mes Shqipërisë dhe Austrisë, si dhe për zhvillimet e rëndësishme rajonale. Të gatshëm për ta thelluar më tej bashkëpunimin tonë të shkëlqyer, veçanërisht në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, për të cilën i jemi thellësisht mirënjohës Austrisë si një mbështetëse e palëkundur”, deklaroi Hasani.

1 nga 3

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›