E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hashashi "mesimor", 2 ne burg pa afat

Elbasan - Gjykata e Rrethit te Elbasanit ka vendosur hetim ne gjendje te lire per 24-vjecarin Endri Kaculi, mesues ne shkollen e mesme "Mahir Domi", i akuzuar per "prodhim dhe shperndarje te lendeve narkotike". Prokurori Binas Nina kerkoi masen e sigurise "arrest me burg", por, pasi eshte njohur me dosjen dhe te dhenat e administruara, gjyqtari Qani Hasa ka caktuar hetim ne gjendje te lire per mesuesin. I paster nga kjo ceshtje ka dale Shkelzen Salla, emri i te cilit u radhit mes te implikuarve naten e aksionit nga policia, ndersa trupi gjykues ka vendosur te lere ne burg pa afat 23-vjecarin Naim Milo dhe 52-vjecarin Theodhor Fara, te dy banore te qytetit te Elbasanit.

F.S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›