Perplaset nga treni, vdes 35-vjecari
LUSHNJE - Drejtuesi i nje automjeti te sherbimit funeral ka gjetur vdekjen nen rrotat e trenit mengjesin e djeshem, ne qytetin e Lushnjes. Sipas burimeve policore, rreth ores 08:30, treni i linjes Vlore-Tirane, prane fshatit Golem, ka goditur e me pas terhequr zvarre perreth 200 metra nje automjet, tip "Benz", me targa TR 6801 G, qe drejtohej prej 35-vjecarit Flamur Bakiasi, banor i fshatit Dushk, ne rrethin e Lushnjes. Mesohet se 35-vjecari ka qene duke kaluar me automjetin e tij siper shinave te trenit, ndersa i eshte fikur motori. Viktima eshte hutuar edhe nga pamja e trenit te pasagjereve qe po mberrinte me shpejtesi dhe nuk ka mundur as te ndeze automjetin dhe as te dale prej tij.
Xh.B
Xh.B