Havertz në frymën e fundit, Çelsi mund Njukasëllin

Dukej një ndeshje e destinuar për 0-0, por Havertz kujdeset për t’i dhënë skuadrës së Tuchel tri pikë të çmuara në fund të lojës për të konsoliduar vendin e tretë me golin e fitores ndaj Neëcastle. Shumë intensitet në mes të fushës, por shumë pak ide nga të dyja anët në gjysmën e parë në Stamford Bridge. Gjithsesi, janë miqtë ata që i afrohen më shumë golit. Blutë bëhen për t’u parë pas gjysmë ore: Mount provon pas goditjes së këndit të ekzekutuar nga Ziyech, por kthesa e tij e shpejtë përfundon të paktën një metër mbi traversë.
Një goditje me kokë nga ana e Burn i bën vendasit të dridhen. Chelsea zhvendoset në gjysmëfushën e Neëcastle, duke përfshirë edhe mbrojtësit, por nuk mund të gjejë hapësira. Shumë ndërprerje mes dy pjesëve, me Havertz që rrezikon përjashtimin dhe me Mendy që fluturon në një goditje dënimi të Almiron. Në minutën e 63-të, Ëerner kishte të drejtën e penalltisë pasi u pengua nga portieri Dubrovka, por u penalizua nga pozicioni i tij i startit, dukshëm jashtë loje.
Ndërkohë në fushë hyn edhe Lukaku dhe kampionët e Europës gëzohen në 90’: trajektorja dyzetmetërshe e Jorginhos për Havertz-in, i cili niset në pozicion të rregullt dhe me elegancë zbut një top të komplikuar për të gjetur më pas rrugën e rrjetës. Fitorja e pestë radhazi për Chelsean në Premier Ligë.