Karvani i ndihmave të Mariupolit ‘ende në rrugë’

Autokolona duke përfshirë ndihma humanitare dhe autobusë për evakuimin e civilëve është në rrugë për në disa qytete të Ukrainës raporton BBC.
Zyrtarët ukrainas thanë se evakuimet po vazhdonin nga disa qendra të popullsisë në rajonin e Kievit, megjithëse ata akuzuan forcat ruse se qëlluan mbi një autokolonë nga fshati Peremoha, duke vrarë shtatë persona.
Ndërkohë nënkryetari i bashkisë së Mariupolit Serhiy Orlov tha se ai ishte ende duke pritur dhe duke shpresuar se një autokolonë nga Zaporizhzhya do të mbërrinte në qytet, megjithëse po lëvizte shumë ngadalë.
Zaporizhzhya është rreth tre orë me makinë larg, dhe kolona thuhet se u largua rreth tetë orë më parë.
Por zoti Orlov nuk ishte në gjendje të konfirmonte raportet në mediat ukrainase se trupat ruse po vidhnin ndihma nga kolona.