Hawke: Nuk isha gati për martesën
Ethan Hawke, tani që ka mbushur 42 vjeç, ka pranuar se nuk duhej të ishte martuar me Uma Thurman. Aktori u martua me kolegen e tij kur ishte 27 vjeç dhe është shprehur se ishte shumë i ri për një hap të tillë në jetë.
Unë arrita suksesin kur isha shumë i ri dhe mendova se martesa do të më ndihmonte për të qëndruar me këmbë në tokë. Më dukej sikur kisha dalë jashtë kontrollit dhe doja qetësi përreth meje por e kisha gabim, thekson Hawke për revistën Elle.
Aktori ka një vajzë 14-vjeçare dhe një djalë 10-vjeçar me protagonisten e Kill Bill. Ai u divorcua nga Uma Thurman në vitin 2005, pas 5 vitesh martesë dhe tashmë ka dy vajza të vogla nga gruaja e dytë, me të cilën u martua në vitin 2008. P.K