Miss Bota në kopertinën e Playboy
Rosanna Davison,vajza e këngëtarit Chris de Burgh,do të jetë Miss Bota e parë që do të pozojë për revistën “PlayBoy” (versioni amerikan).
29-vjeçarja e cila ka fituar konkursin e bukurisë në vitin 2003 do të jetë në kopertinën e muajit shtator të revistës për të rritur, një vit pasi në versionin gjerman të kësaj reviste ka pozuar nudo.
Për The Sun, Davison ka treguar edhe mbresat që i ka lënë vizita e muajit maj në mansionin e Hugh Hefner, pronarit të Playboy.
Ishte e jashtëzakonshme. Na treguan të gjitha dhomat dhe më dukej vetja sikur kisha shkuar në shtëpinë e ndonjë shoqeje. Na bënë të ndiheshim mirë, tha irlandezja. P.K

