Haxhihyseni mund FSHP-ne ne gjyq

“Haxhihyseni akuzohej per perdorim dopingu, pasi gjykata ka rrezuar akuzat ndaj tij”, citohej dje ne vendimin e ketij institucioni, ku Haxhihyseni ishte drejtuar per te vene ne vend nderin e perdhosur nga FSHP-ja. Kohe me pare, FSHP-ja kishte publikuar edhe emrin e Endri Haxhihysenit ne listen e peshengritesve pozitive per perdorim dopingu, por pas kunderanalizes, ky i fundit rezultoi negativ.
Megjithate, edhe me pas FSHP-ja ka pretenduar se Haxhihyseni eshte pozitiv per doping, por ne analizen e dyte Qendra Nderkombetare e Kontrollit Antidoping e ka meshiruar peshengritesin shqiptar, ndaj ka sjelle pergjigje negative ne testin e dyte. Kjo eshte konsideruar absurde nga Haxhihyseni, i cili ka kerkuar te drejten e tij ne dyert e gjykates. Dhe ka pasur te drejte: ne baze te vendimit te djeshem, FSHP-ja detyrohet ta demshperbleje peshengritesin per prishje te imazhit.