E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto Diplomacia shqiptare ka arritur objektivat e saj

Ministria e Puneve te Jashtme zhvilloi sot analizen vjetore te punes duke evidentuar arritjet e diplomacise gjate vitit 2011 si dhe sfidat dhe objektivat per vitin 2012. Ne fjalen e tij para diplomateve te kesaj Ministrie zv. Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto beri nje permbledhje te punes se diplomacise per vitin e shkuar duke vleresuar se ky dikaster i ka realizuar me rigorozitet objektivat e politikes se jashtme qe konsistojne ne avancimin e procesit te integrimit europian rigjallerimin e marredhenieve dypaleshe me gjithe vendet e botes vijimesine e kontributeve konstruktive ne rajon dhe ne organizatat ku marrim pjese dhe avancimin e procesit te njohjeve dhe integrimit nderkombetar te Kosoves.

Per vitin 2011 Shqiperia ka arritur te fitoje nje rol te ri ne arenen nderkombetare nderkohe qe faktori shqiptar ka nje rol ne rritje ne rajonin e Ballkanit. Per vitin 2012 ministri Haxhinasto tha se ngjarjet me te rendesishme jane kryesimi i KiE nga Shqiperia periudha maj-nentor 2012 kur do te jete hera e pare qe vendi yne do te drejtoje nje organizate te permasave te tilla. Gjithashtu nje ngjarje e rendesishme eshte 100 vjetori i pavaresise ku do te kete nje sere aktivitetesh festive nga gjithe ambasadat tona ne mbare boten per te konsoliduar me tej rolin qe shqiptaret luajne ne rajon dhe pertej tij.

Me tej ministri Haxhinasto theksoi se me shume rendesi eshte dhe reforma ne sherbimin e jashtem qe ka synim ta beje kete sherbim imun nga politizimi. Aktualisht Ministria e Jashtme ka pergatitur nje sere amendamentesh per ligjin e sherbimit te jashtem. Gjithashtu synohet qe te behen permiresime ne infrastrukturen fizike te diplomacise ne sistemet e komunikimit dhe ne rikonstruksionin e perfaqesive diplomatike. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›