E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto-Fearn Te cohet perpara axhenda europiane

Edmond Haxhinasto gjate takimit me Drejtorin Politik per Ballkanin ne Foreign Office Daniel Fearn

Tirane 15 mars 2011 NOA- Gjate dites se sotme Zevendeskryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto priti ne takim Drejtorin Politik per Ballkanin ne Foreign Office Daniel Fearn

Nen shoqerine e ambasadores se Mbreterise se Bashkuar ne Tirane Fiona Mclleham zyrtari i larte britanik vleresoi marredheniet e mira mes dy vendeve.

Aktualisht jemi partnere ne NATO shpresojme se shpejti edhe ne BE. Bashkepunimi dypalesh kunder krimit te organizuar dhe per sundimin e ligjit ne Shqiperi eshte forcuar me tej vitet e fundit tha gjate fjales se tij Fearn.

Ne vijim te ketij bashkepunimi ai theksoi mbeshtetjen e fuqishme te Mbreterise se Bashkuar per integrimin ne BE te Shqiperise dhe te vendeve te Ballkanit Perendimor si dhe pergjegjesine e perbashket te qeverise dhe opozites per cuarjen perpara te axhendes evropiane ne Shqiperi.

Nderkohe nga ana e tij ministri Haxhinasto i shprehu Drejtorit Politik per Ballkanin ne Foreign Office Daniel Fearn mirenjohjen per mbeshtetjen e vazhdueshme te Mbreterise se Bashkuar per integrimin europian te Shqiperise dhe shprehu deshiren per forcimin me tej te marredhenieve ne fushen ekonomike.

Ne vijim te ketij takimi bashkebiseduesit vleresuan se hetimi i plote i ngjarjes se 21 janarit zbatimi i rekomandimeve te fundit te Komisioni Evropian per Shqiperine si dhe zhvillimi me sukses i zgjedhjeve te ardhshme lokale te 8 majit jane te rendesishme per vendin tone.

Nje vemendje e vecante iu kushtua edhe dialogut Kosove-Serbi si dhe bashkepunimit ne rajon.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›