Haxhinasto Marredheniet Shqiperi-SHBA te bazuara ne vlerat universale te paqes

Foto gjate ceremonise se sotme
Tirane 15 mars 2011 NOA- Zevendeskryeministrit dhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto gjate ceremonise se 20 vjetorit te rivendosjes se marredhenieve mes SHBA dhe Shqiperise pershendeti bashkepunimin dypalesh.
Gjate fjales se tij ministri i Jashtem tha se Sot mbushen 20 vjet nga rivendosja e marredhenieve diplomatike midis SHBA aleat dhe partner strategjik i Shqiperise.
Kam kenaqesine qe ne kete pervjetor jubilar Ministria e Puneve te Jashtme ne bashkepunim me Qendren per Studime Shqiptaro-Amerikane ka ekspozuar ne mjediset e saj portretet e 44 presidenteve te SHBA punime origjinale te piktorit Ismail Berdaku i cili i ka punuar keto portrete me shume me zemren e tij sesa me duar.
Duke vijuar me detajet e kesaj ceremonie Haxhinasto prezantoi edhe stendat e ekspozuara si dhe disa thenie mbi Shqiperine nga personalitete te shquara amerikane te cilat reflektojne realitetin e miqesise dhe qe sipas tij shpalosin vizionet e tyre per te ardhmen e marredhenieve Shqiperi-ShBA.
Me tej ai tha se pas shpalljes se pavaresise ne 1912 afro 100 vjet me pare mbeshtetja e presidentit Amerikan Uillson njeriut qe mbrojti te drejten e vetevendosjes se popujve ishte percaktuese per te ardhmen e shtetit te ri shqiptar.
Ai shprehu mirenjohjen e popullit shqiptar per kete miqesi duke thene se ajo eshte perforcuar ne vite duke u konsoliduar ne momentet me te rendesishme te historise moderne te shqiptareve ne vendosjen e sistemit demokratik ne reformat e gjithanshme per konsolidimin e tij ne dhenien fund te genocidit te shqiptareve te Kosoves dhe pavaresine e saj ne anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe sot me mbeshtetjen e plote te procesit te integrimit te Shqiperise ne BE.
Sipas tij Marredheniet midis Shqiperise dhe SHBA jane te bazuara fort ne vlerat universale te paqes ne parimet e reciprocitetit ne respektin e perbashket ne trashegimine unike historike te tyre por mbi te gjitha ne vizionin e perbashket per nje bote me te mire me te paqte me te zhvilluar per cdo komb dhe individ.
Zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto pershendeti dhe uroi edhe pervjetorin tjeter ate te ditelindjes Ambasadorit Arvizu.
Ketij urimi ju bashkuan edhe te pranishmit e tjere qe nga Kryeministri Berisha Kryeparlamentarja Topalli dhe perfaqesia e ambasadoreve.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeBorg-Haxhinasto flasin per situaten VIDEOMPJ marreveshje me OJF-te per tezat e diplomacise Haxhinasto- DElia Bashkepunimi ne kuader te OSBEHaxhinasto-Inkiriwang Te forcohet bashkepunimi Shqiperi-Indonezi Tre vjet Pavaresi Haxhinasto Kosova progres ne ndertimin e institucioneve LidhjeAmbasadori Arvizu ceremoni e 20 vjetorit ditelindje edmond haxhinasto Ministri i Puneve te Jashtme partner strategjik rivendosje e marredhenieve SHBA-Shqiperi Zevendeskryeministri