E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto-Kantriman Situata politike ne Shqiperi me e qete

Gjate takimit Haxhinasto-Kantriman

Tirane 1 prill 2011 NOA- Zevendeskryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto priti pasditen e sotme ne takim Zevendes Ndihmes Sekretarin e Shtetit te SHBA-ve Tomas Kantriman.

Gjate takimit me kreun e diplomacise shqiptare Kantriman theksoi se pas takimeve te sotme sheh me kenaqesi se situata politike ne Shqiperi ne raport me ato te dy vizitave paraardhese te tij eshte me e ctensionuar.

Me tej ai shtoi se SHBA eshte duke punuar ngushte me Bashkimin Evropian dhe OSBE-ne per ndjekjen e zhvillimeve gjate procesit te zgjedhjeve vendore proces i cili do te sjelle nje dinamike shume me te shpejte te integrimit te vendit tone ne BE.

Nder te tjera te dy bashkebiseduesit duke analizuar situaten e tanishme ne Kosove vune theksin ne respektimin e Kushtetutes.

Ne kete takim ata u ndalen ne situaten ne rajon ku Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit vleresoi shume rolin qe politika e jashtme shqiptare vazhdon te luaje ne favor te interesave te paqes stabilitetit dhe integrimit te rajonit ne Bashkimin Europian.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeHaxhinasto- MC Nally Shqiptaret mbeshtetje ne sfidat dhe sigurine globaleHaxhinasto-Krasniqi Autostrada e Kombit garanton me shume bashkepunimHaxhinasto- Nobilio Domosdoshmeri prania e Kosoves ne proceset integrueseKantriman Deshtimi i zgjedhjeve rrezikon integrimin e venditKantriman Vone per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor por jo per dialogun politik Lidhjeedmond haxhinasto me e ctensionuar situata politike takim Tomas Kantriman

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›