Berisha Jemi gati per reforme pas zgjedhjeve
Kryeministri Sali Berisha eshte takuar me Kreun e Misionit te Vezhgimit te OSBE/ODIHR per zgjedhjet e 8 majit ne Shqiperi Jonathan Stonestreet. Ai eshte shprehur se ky mision do te vezhgoje zhvillimin e zgjedhjeve ne perputhje me standardet e OSBE-se dhe legjislacionin vendas. Sonestreet informoi kryeministrin se se shpejti pritet qe te mberrijne vezhguesit afatgjate nderkohe qe ODIHR pret qe shtetet anetare te OSBE-se te dergojne rreth 400 vezhgues afatshkurter.
Berisha eshte shprehur se per qeverine shqiptare cilesia e procesit ka rendesi maksimale duke qene se garanton te drejta themelore te zgjedhesve dhe perben nje kolone te rendesishme ne procesin e integrimit te vendit. Kryeministri rikonfirmoi gatishmerine e mazhorances per nje reforme zgjedhore konsensuale pas perfundimit te zgjedhjeve.