Haxhinasto: Mitingu tregoi vullnetin e shqiptarëve në rrugën e integrimit
Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto e vlerësoi sot mitingun e djeshëm të Partisë Demokratike, si shprehje e qartë e vullnetit të shqiptarëve për të vazhduar rrugën e nisur të reformave që i çojnë ata më afër Bashkimit Evropian.
"Dita e djeshme ishte një konfirmim tjetër i rëndësishëm se Axhenda e Shqipërisë dhe shqiptarëve është integrimi, lëvizja e lirë, punësimi e reformat e tjera, dhe jo axhendat personale të ndonjë lideri politik", theksoi Haxhinasto për mediat.
Ai tha se shpresonte që Partia Socialiste ta kishte lexuar mirë mesazhin e djeshëm dhe të reflektojë duke patur parasysh përgjegjësitë politike dhe institucionale.
"Mesazhi për PS për të ndryshuar kursin e saj politik, për ta zhvendosur luftën dhe debatin politik nga rruga në parlament, u dha shumë i qartë edhe gjatë punimeve të Kongresit të 8 të të Partisë së Socialistëve Evropianë, ku mori pjesë edhe LSI-ja me një delegacion të kryesuar nga Kryetari i saj, z. Meta", vijoi ai.