Itali, arrestohen dy shqiptarë, u kapën me kokainë

Dy shqiptarë, që përdornin një femer rumune për të ricikluar paratë e përfituara me trafiqe të paligjshme, janë arrestuar nga karabinierët e Torinos. Pasi kanë hetuar gjatë, forcat e rendit kanë vënë në pranga dy shqiptarët identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur dhe një rumune 25-vjeçare, që janë gjetur me 700 gramë kokaine të presuar me vlerë 60 mijë euro.
Ishte pikërisht vajza që bëri të dyshojnë forcat e seksionit të narkotikëve, të cilët zbuluan se ajo sapo kishte marrë në administrim një bar dhe bashkëjetonte me një shqiptar, që në vitin 2006 ishte arrestuar me kokainë.