E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Në Kosovë, institucionet po funksionojnë

Zv.Kryeministri dhe njëkohësisht Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, në një lidhje telefonike per “Ora News” përshëndeti zgjedhjen e Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga ndërsa mori shumicen e votave nga parlamentarët e pranishëm në sallë. Për të, ky zhvillim politik ështe një tregues se institucionet po funksionojnë.
 

“Ky zhvillim politik është një tregues i qartë se institucionet po funksionojnë dhe demokracia po konsolidohet, cdo dite me dialog per ceshtjet teknike me Serbinë dhe per afrimin ndërkombëtar”.
 

Ndërkaq, kjo zgjedhje e re per Kosovën, për Haxhinaston është një tregues i konsolidimit në të cilën pavarësia e Kosovës ka qënë zgjidhja e duhur per statusin e saj.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›