E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Raporti i Martit dëmton paqen e kombeve

Deklarata u bë nga ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto gjatë një vizite në Elbasan.

Haxhinasto u pyet nga mediat lidhur me vizitës e shefit të tij në Beograd, në një kohë që Serbia e ka mbështetur projektraportin e Dik Martit të miratuar të enjten në Komisionin e Çështjeve Ligjore në Këshillin e Evropës.

"Nga Serbia, Meta ka shprehur mesazhe tepër të rëndësishme, duke kërkuar që raporte të tilla, si ai i Dick Marty të mos paraqiten më, pasi nuk kontribuojnë në paqtimin e kombeve tona dhe ndikojnë negativisht në integrimin e Ballkanit në BE”, tha Haxhinasto.

Prej ditësh, klasa politike në Tiranë dhe ajo në Prishtinë e kanë dënuar raportin, duke e vlerësuar si të pabazë dhe të qëllimshëm nga raportuesi Marti, i njohur edhe si kundërshtar i shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

                                                                                             2010-12-19 15:19
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›