Itali, vdes në spital “heroina” shqiptare

Ngjarja ndodhi më 9 nëntor të këtij viti, kur shqiptarja Blerina Meço, 37-vjeç, mbeti e plagosur rëndë nga zjarri në apartamentin e saj në Licodia Eubea te Katanias.
Gruaja bëri jo pak bujë në Itali, pasi përmes flakëve hyri për të shpëtuar tre fëmijët e saj dhe këtë e arriti, por humbi vetë jetën. Fëmija i saj më i madh ishte 12-vjeç, djali 5-vjeç dhe foshnja më pak se një muaj, u shpëtuan nga gruaja më shumë se një muaj më parë.
Gruaja mbeti i plagosur rëndë dhe përfundoi në spital, por pavarësisht mjekimeve ajo nuk mundi të mbijetonte.
Në momentin e zjarrit, bashkëshorti I Blerinës, dhe ai shqiptar ndodhej në punë. Flakët shpërthyen në apartamentin ku jetonte familja shqiptare për shkak të një sobe me dru. Agjencia italiane e lajmeve, ANSA, shkruan se ceremonia funerale do të zhvillohet ne Shqipëri, në vendlindjen e saj.
2010-12-19 13:36
[