Haxhinasto: Shqiperi-Austri, bashkëpunim mes paleve

“Vlerësojmë mbështetjen austriake për integrimin. Shqipëri-Austri, bashkëpunim në fushën ekonomike”. Ky vlerësim vjen nga Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto ndërsa ka zhvilluar një takim me homologun e tij austriak në Konferencën e Europes Juglindore në Berlin.
Ndërsa pjesë e axhendës së Haxhinastos në Gjermani ishte edhe takimi me homologun austriak, mesohet se vec diskutimit mbi progresin e Shqipërisë, rolin dhe kontributin e saj në stabilitetin e rajonit, Edmond Haxhinasto ka marrë edhe mbështetjn përsa i takon ndihmës në kualifikim per diplomacinë shqiptare.