Idrizi: Të vendosen piketa të reja për çështjen çame

Instituti i studimeve çame ka organizuar sot konferencën "Çështja e Çamërisë dhe Sfidat e së Ardhmes".
Në fjalën e tij kryetari i PDU-së Shpëtim Idrizi ka deklaruar se duhet të vendosen piketa të reja për ta ndëkombtarizuar çështjen çame.
Ai gjithashtu theksoi se duhet të realizohet një ballafaqim me specialistët grekë për genocitin çam por që sipas tij grekët i shmangen këtij ballafaqimi.
Ndërkohë kreu i PDU-së Idrizi deklaroi se do të bashkëpunojë me çdo forcë politike por theksoi se PDU-ja do të jetë më afër mazhorancës pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë e zgjidhjes diplomatike të çështjes çame.
“Ne do të jemi më të hapur me qeverinë sepse mendojmë se mjetet diplomatike janë të fuqishme, dhe se ato janë një mënyrë për të shkuar drejt zgjidhjes së çështjes çame” theksoi Idrizi.