Haxhinasto: Të tjera ligje për shtresat sociale
Edmond Haxhinasto, kryetari i KDK-së, theksoi gjatë një konference shtypi, se ky ligj do të pasohet nga ligje të tjerë për shtresat sociale.
“Sigurisht që ky ligj do të pasohet edhe nga të tjerë, si Ligji për moshën e tretë, miratimi i të cilit është pjesë e programit të qeverisë së re, edhe që do të forcojë dimensionin social të saj. Qeveria e Integrimi Evropian edhe mazhoranca e re parlamentare do të vazhdojnë veprimtarinë e tyre normale në realizimin e detyrimeve edhe premtimeve ndaj zgjedhësve dhe në avancimin e axhendës së reformave sociale dhe integruese të vendit”, tha Haxhinasto.
Në fund të deklaratës, ai tha se i “mbetet opozitës të vendos nëse do të jetë pjesë e këtyre reformave apo do të mbetet jashtë tyre, pavarësisht zërave gjithnjë e më të fortë të partnerëve tanë ndërkombëtar për t’u kthyer në parlament”.