E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi uron Merkel: Thellim bashkëpunimi me Gjermaninë

"Me rastin e fitores në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Gjermanisë, më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emër të qytetarëve të vendit tim t'ju përcjell përgëzimet më të sinqerta", thuhet në mesazhin e urimit të kryeministrit Thaçi.

"Shpreh bindjen se nën drejtimin tuaj, Gjermania, si një ndër shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian, do të arrijë rezultate edhe më të mëdha në të gjitha sferat", vijonte mesazhi."Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet kosovare shprehin vullnetin dhe gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me qeverinë e drejtuar nga ju dhe vlerësojnë lartë mbështetjen e shtetit gjerman për Kosovën, në të gjitha periudhat,  veçanërisht në rrugën e integrimit euro-atlantik", përfundon kryeministri Thaçi në urimin dërguar kancelares gjermane Angela Merkel.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›