Haxhinasto: Tenderi i Albpetrolit është i hapur
09-02-2013 / Gazeta 55
Ministri i Ekonomisë sqaron se do shqyrtohet oferta e dytë
“Tenderi i Albpetrolit është i hapur”. Ministri i Ekonomisë konfirmoi se komsioni vlerësimit është autorizuar për të kaluar tek ofertat e tjera.
Oferta e parë, e cila u shpall fituese nuk përmbushi detyrimet. Sipas ligjit, kompania që ofroi 850 mln euro për të blerë Albpetrolin ka detyrim të paguajë një detyrim garancie prej 10 për qind, e cila akoma nuk ka kaluar në llogarinë e shtetit shqiptar.
Tenderi i privatizimit të kompanisë Albpetrol është ende pezull, pasi kompania Vetro Energy e shpallur fituese, nuk siguroi paratë e duhura brenda afateve ligjore. Tashmë pritet që të konsiderohet oferta e dytë e kompanisë, “Vin Bussines”, e cila ka ofruar 290 milionë euro.