E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule: Grupimet nacionaliste po minojnë marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

09-02-2013 / Gazeta 55

Deklarata e kreut të PBDNJ-së nga Korça në 22 vjetorin e Omonia-s

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, akuzoi nga Korça grupimet politike me sfond nacionalist, se po bëjnë përpjekje për të minuar marrëdhëniet midis vendit tonë dhe Greqisë. Dule u bëri thirrje politikanëve të këtij spektri të lënë mënjanë interesat e vogla, të përmbledhura në një grusht votash.
Këto deklarata, Vangjel Dule i bëri gjatë festimeve me rastin e 22 vjetorit të themelimit të degës së organizatës Omonia në qytetin e Korçës, ku midis të tjerash vlerësoi edhe solidaritetin që manifestoi komuniteti mysliman në ditët kur drama e Namik Dokles, u kontestua nga Mitropolia e Shenjtë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›