E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Thirrjet e PS-së në protesta, të dëshpëruara

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas deklaratave kundër LSI-së të opozitës nëpër protesta. Zëvendëskryetari i LSI-së Edmond Haxhinasto ka theksuar në një deklaratë për shtyp se është për të ardhur keq për thirrjet për radikalizim që po dëgjohen nga tribunat e protestave të opozitës. Sipas tij këto thirrje janë të dëshpëruara e anakronike dhe rrjedhin në kah krejtësisht të kundërt me përpjekjet kombëtare të gjithë politikës për të realizuar lëvizjen e lirë të shqiptarëve drejt BE-së dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.
Duket qartë që opozita aktuale dhe lidershipi i saj kanë humbur sensin e realitetit, ndjeshmërinë politike të nevojave që kanë qytetarët e këtij vendi për më shumë punësim, arsimim, shërbim shendëtësor e përkujdesje sociale" theksoi Haxhinasto.
Ai gjithashtu i ka bërë thirrje opozitës socialiste dhe përfaqësuesve të saj të zgjedhur të reflektojne dhe të kujtojnë se premtimi që i kanë bërë shqiptarëve më 28 qershor ishte integrimi në evropë dhe lëvizja e lirë, dhe jo mitingjet kundër këtij integrimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›