E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi: Berisha, po rrëmben pronat publike dhe private

Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi ka deklaruar në lidhje me përlasjet të dy ditëve më parë mes policisë së rendit me asaj bashkiake për një truall në qendër të Tiranës. Në një deklaratë për shtyp Shalsi është shprehur se pas këtij demonstrimi të paligjshëm force, fshihet pushteti i paligjshëm i Sali Berishës, që u është turrur pronave publike dhe private me një babëzi e verbëri të paparë. Sipas tij kjo dhunë bëhet për t'i detyruar pronarët e ligjshëm që të lidhin kontrata me sekserët e Sali Berishës, të cilët janë lëshuar si hijena kudo.
"Për këtë shesh këtu, është organizuar një Konkurs Ndërkombëtar dhe i është dhënë leje nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës, ku kanë votuar pro si përfaqësuesit e PS-së ashtu edhe përfaqësuesit e PD-së" ka theksuar Shalsi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›