E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto bisedon me studentet per vizat

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto priti nje grup studentesh me te cilet ka biseduar rreth procesit te liberalizimit te vizave qe pritet te hyje ne fuqi javet e ardhshme.

Ministri Haxhinasto informoi studentet se procesi i liberalizimit te vizave do te shoqerohet edhe me programe te vecanta studimi dhe trajnimi afatshkurter per te rinjte te cilet do te perfitojne nga projekte te ndryshme qe po negociohen me vendet anetare te BE sic eshte projekti i Levizjes Rinore.

Ministri i Jashtem Haxhinasto ndau me studentet te njejtin mendim se me liberalizimin e vizave shqiptaret do te respektojne te gjitha rregullat e Bashkimit Europian duke zbatuar detyrimin per te mos qendruar me shume se 90 dite ne hapesiren Shengen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›