E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qyteti Studenti hap dyert

Qyteti Studenti qe ne daten 1 Tetor ka nisur te prese banoret e tij te cilet kane zgjedhur keto ambiente per tu strehuar gjate vitit akademik.

Ndryshe nga vitet e tjera kete vit eshte eleminuar stresi qe i shkaktohej studentit ne fillim per te siguruar nje dhome pasi vitet e dyta te treta dhe te katerta kane mundur te prenotojne nepermjet internetit. Studentet jane paraqitur me dokumentat perkatese dhe jane regjistruar ne konvikt.

Shumica e studenteve e zgjedhin Qytetin Studenti si alternative te vetme pasi vijne nga rrethe te largeta dhe nuk i kane mundesite ekonomike per te banuar ne nje apartament me qera. Nje dhome ne Qytetin Studenti kushton 40 mije leke te reja per 10 muaj ndersa nje aparatment me qera kushton minimalisht 25 mije leke ne muaj.

Ajo cfare vihet re nga viti ne vit eshte numri ne rritje i vajzave studente qe banojne ne konvikt. Kapaciteti i Qytetit Studenti eshte 6500 persona. Deri me tani jane regjistruar 5300 studente nderkohe qe regjistrimi vazhdon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›