E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto me ambasadorin e SHBA-ve Gjermanise dhe Austrise

18/09/2010Takime diplomatike

Ministri i ri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto takimin e tij te pare zyrtar e ka zhvilluar dje me te ngarkuaren me pune te ambasades amerikane ne Tirane Deborah Jones. Gjate ketij takimi drejtuesja e perfaqesise diplomatike te SHBA-ve sipas njoftimit te zyres se shtypit prane MPJ-se percolli mesazhin e Uashingtonit se duke vleresuar te ministri i ri potencialin profesional dhe eksperiencen e nevojshme shprehen besimplote se marredheniet ekzistuese midis dy vendeve do te forcohen me tej ne te ardhmen. Jones ka theksuar gjate takimit se vendi i saj falenderon zevendeskryeministrin dhe ministrin e Jashtem Ilir Meta per bashkepunimin e ngushte dhe te sinqerte qe kane pasur gjate kohes qe ai ishte ne krye te ketij dikasteri duke vleresuar vecanerisht kontributin e tij per rajonin dhe Kosoven. Nga ana e tij Haxhinasto falenderoi per urimet e sinqerta dhe mesazhin inkurajues nga Uashingtoni duke siguruar vijimin e marredhenieve tradicionalisht te shkelqyera dhe bashkepunimin e ngushte midis dy vendeve tona mike.

Gjithashtu ministri Haxhinasto ka pritur ne takim te vecante ambasadoren e Gjermanise Karola Muller-Holtkemper dhe ate te Austrise Marin Kramer. Te dy ambasadoret kane deklaruar se vendet e tyre do te mbeshtesin teresisht liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare qe sipas tyre tashme eshte shume prane finalizimit. Mesohet se gjate bisedes Haxhinasto ka vleresuar mbeshtetjen e Gjermanise dhe Austrise per Shqiperine ne kuadrin dypalesh dhe per asistencen qe keto vende kane ofruar ne vazhdimesi per pershpejtimin e procesit te liberalizimit te vizave dhe te integrimit europian ne te gjitha dimensionet e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›