E Diel, 1 Nëntor 2026

Tubacioni i gazit TAP shmangen linjat e Iranit

16/09/2010Rikonfirmohet fillesa e linjes se gazit nga deti Kaspik ne Evrope

Burimi i tuacionit te gazit qe do te furnizoje Evropen do te jete ne Azerbajxhan me konkretisht ne fushen e gazit natyror Shah Deniz II. Behet fjale per projektin TAP Trans Adriatik Pipeline Gas i cili do te kaloje nepermjet Shqiperise dhe perfundon ne Itali. Ne nje deklarate te perbashket aksioneret EGL Statoil dhe E. ON Ruhrgas theksuan se ky gazsjelles eshte projektuar per te eksportuar vellimet e nevojshme te gazit nga Shah Deniz II pertej Turqise ne Evrope. Aksioneret e projektit TAP konsiderojne se gaz Kaspik do te jete burimi fillestar i furnizimit per te mbushur kapacitetet e kerkuara fillimisht per projektit TAP te cilat jane rreth 10 bcm ne vit. Aktualisht eshte vendosur qe me anen e ketij tubacioni te mos transportohet gaz nga Irani per shkak te rrethanave te tanishme politike.

Projekti

Tubacioni do te jete 520 km i gjate dhe kalon nepermjet Greqise dhe Shqiperise ne Italine Jugore pasi kjo eshte rruga me e shkurter qe ofrohet per tregun evropian dhe eshte zgjidhje me kosto me efektive sa i takon transportit te gazit ne Korridorin Jugor te Gazit. Aktualisht projekti eshte ne fazen e perfundimit te projektimit inxhinierik rafinimin e rruges se tubacionit dhe pergatitet per vendimin perfundimtar te investimeve dhe te ndertimit. Tubacioni TAP do te jete gati kur Shah Deniz II te filloje nga faza e prodhimit - tha Kjetil Tungland drejtor Menaxhues i projektit te tubacionit Trans-Adriatik. Projekti ka per qellim rritjen e sigurise se furnizimit si dhe diversifikimin e furnizimeve te gazit per tregun evropian. TAP do te hape nje korridor te ri te gazit te Evrope te quajtur korridori jugor dhe siguron dalje te tregut per gazin natyror qe vjen nga deti Kaspik. Projekti eshte i dizajnuar per te zgjeruar kapacitetin e transportit 10-20 bcm ne vit ne varesi te xhiros. Projekti TAP gjithashtu parashikon zhvillimin e strukturave te ruajtjes se gazit natyror ne Shqiperi per te garantuar sigurine e furnizimit me nderprerje gjate operative e dergesave te gazit. Gazsjellesi Trans Adriatik eshte nje projekt i mbeshtetur nga BE-ja si nje projekt TEN-E Trans Evropian Networks - Energji ne perputhje me politiken e saj te energjise dhe eshte kategorizuar nga Komisioni i BE si nje nderlidhes i BE-se. Zhvillimi i TAP do te vazhdoje te jete ne pajtueshmeri me te gjitha politikat e transportit te gazit te kerkuara nga BE-ja. Per me teper projekti gezon perkrahje politike dhe eshte quajtur si pjese e marreveshjes nderqeveritare IGA Itali-Shqiperi. Nje studim i fizibilitetit ka perfunduar ne 2006 ndersa sondazhi ne det te hapur perfundoi ne fillim te 2009. TAP eshte e angazhuar per respektimin e standardeve me te larta mjedisore dhe sociale si dhe ka kryer studime dhe konsultime ne Shqiperi dhe Italine e Jugut gjate vitit 2009.

Gazifikimi i Shqiperise

Iniciativa e vendeve te Evropes Juglindore ne baze te Traktatit te Komunitetit te Energjise per te gazifikuar ekonomine e rajonit mund te perfaqesoje nje mundesi konkrete per Shqiperine per te zhvilluar industrine e saj te gazit dhe te krijoje tregun e saj te gazit. Ministria e Ekonomise ka identifikuar disa projekte te cilat potencialisht mund te zhvillohen dhe te lidhin Shqiperine me tregun nderkombetar te gazit si dhe te zhvillojne tregun e brendshem te gazit. Mes tyre permendet projekti i Tubacionit Adriatik-Jonian projekti IAP projektin e tubacionit Trans Adriatik TAP si dhe projektin LNG Terminal. Shqiperia ka nje rol te rendesishem ne Komunitetin e Energjise transmetimin e energjise nga Ballkani Perendimor drejt Evropes Qendrore dhe Perendimore.

Takimi me Berishen

Projekti Shqiperia eshte hallke e rendesishme

Kryeministri Berisha priti dje perfaqesues te kompanive te projektit TAP Trans Adriatik Pipeline Gas te gazit natyror ku perfshihet kompania norvegjeze Statkraft kompania zvicerane EGL kompania gjermane E.ON Ruhrgas te kryesuar nga drejtori ekzekutiv i kompanise Statoil zoti Kjetil Tungland. Krahas perparimit teknik te projektit eshte avancuar edhe ne aspektin gjeopolitik - u shpreh drejtori ekzekutiv i kompanise Statoil z.Tungland pasi i kerkoi Kryeministrit Berisha rikonfirmimin per te vazhduar rolin mbeshtetes dhe lobues shume frytdhenes deri me tani te Shqiperise. Sipas z. Tungland se shpejti ky grup do te organizoje takimin e perbashket per nenshkrimin e nje rezolute midis vendeve kryesore nga do te kaloje kjo linje gazi natyror Azerbajxhani si vendburim i gazit dhe me pas Itali Greqi Turqi Shqiperi. Kryeministri Berisha theksoi se ritmet e shpejta te zhvillimit te Shqiperise kerkojne domosdoshmerish edhe mbeshtetje me projekte madhore me rendesi shumedimensionale si ky i furnizimit me gaz natyror burim i paster energjie. Kryeministri garantoi mbeshtetje te plote te qeverise se tij si dhe angazhimin e metejshem intensiv te tijin personal per te realizuar suksesin e ketij projekti kaq te rendesishem nga pikepamja ekonomike dhe politike jo vetem per Shqiperine por per te gjithe rajonin. Kryeministri Berisha u theksoi perfaqesuesve te kesaj kompanie rendesine e madhe dhe perfitimin e projektit kur ne perberje te tij te perfshihen jo vetem Shqiperia por dhe vendet e tjera fqinje ne rajon.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›