Haxhinasto ne Kazakistan takohet me hologet britanike e kanadeze

Ministri i jashtem Edmond Haxhinasto i cili merr pjese ne ne Samitin e Krereve te Shteteve dhe qeverive te OSBE-se ne Kazakistan ka realizuar sot nje sere takimesh me personalitete te larta.
Gjate pjesemarrjes ne Samit kryediplomati shqiptar eshte takuar me Ministrin britanik per Evropen Lidington ministrin e shtetit te Kanadase Kent si dhe me homologun e tij norvegjez. Gjate takimit me ministrin britanik per Evropen Lidington Haxhinasto ka vleresuar marredheniet mes dy vendeve tona. Na ana e tij ministri britanik Lidington ka shprehur mbeshtetjen e Britanise se Madhe per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian.Gjithashtu Lidington ka vleresuar rolin e vendit tone ne rajon.
Nderkohe gjate takimit me ministrin e shtetit te Kanadase Kent
te dy diplomatet kane vleresuar marredheniet mes dy vendeve nderkohe qe Haxhinasto ka vleresuar investimet aktuale kanadeze ne Shqiperi.