Samiti i OSBE-se Haxhinasto roli i Shqiperise ne rajon

Ne kuader te Samitit te krereve te Shtetit dhe Qeverive te OSBE-se qe po mbahet ne Astana te Kazakistanit ne 1-2 dhjetor ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto u takua sot me Ministrin e Mbreterise se Bashkuar per Evropen David Lidington.
Te dy bashkebiseduesit vleresuan nivelin shume te mire te marredhenieve mes Shqiperise dhe Mbreterise se Bashkuar dhe shprehen gatishmerine per ti thelluar me tej ato ne fushat me interes te ndersjelle.
Ministri Lidington shprehu mbeshtetjen e plote te Mbreterise se Bashkuar per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe vazhdimin e procesit te zgjerimit si dhe vleresoi rolin e Shqiperise ne rajon.
Ministri Haxhinasto nderkohe ka zhvilluar dhe nje takim me Ministrin e Puneve te Jashtme te Mbreterise se Norvegjise z. Jonas Gahr Store. Ministri Haxhinasto riperseriti vullnetin e Qeverise se Shqiperise per zhvillimin e metejshem te marredhenieve me Norvegjine duke intensifikuar dialogun politik dhe plotesuar kuadrin ligjor ne fushen e bashkepunimit ekonomik. Ministri Store vleresoi zhvillimet ekonomike ne Shqiperi dhe shprehu mbeshtetje per projektin e Staatoil per ndertimin e gazsjellesit Trans-Adriatic Pipeline. Ai nenvizoi interesin ne rritje te investitoreve norvegjeze per te qene te pranishem ne vendin tone.Te dy homologet shkembyen mendime mbi mundesite e bashkepunimit te metejshem ne arenen nderkombetare dhe organizatat ky te dy vendet jane pale.