E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto ne Korene e Jugut Bashkpunimi duhet te zhvillohet

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ne vazhdim te vizitave zyrtare ne Azi vizitoi sot Republiken e Korese se Jugut dhe pati nje takim te vecante me homologun e tij Kim Sung-hwan. Ne takim u diskutua mbi forcimin e marredhenieve dypaleshe bashkepunimin ne organizatat nderkombetare si dhe mbi zhvillimet ne rajonet respektive.

Ne fillim te takimit Ministri Haxhinasto vleresoi marredheniet shume te mira midis dy vendeve dhe siguroi palen koreane per vendosmerine e qeverise shqiptare per ti forcuar dhe zhvilluar ato edhe me tej ne te ardhmen ne te gjitha fushat me interes te ndersjelle. Z. Haxhinasto vleresoi progresin e arritur nga Republika e Korese duke vecuar ate ne fushen ekonomike dhe theksoi se modeli korean perben nje model qe duhet te ndiqet edhe nga vendet e tjera ne zhvillim.

Bashkepunimi midis dy vendeve duhet te zhvillohet me tej tha z. Haxhinasto dhe vecoi si fusha prioritare energjine turizmin burimet minerare energjine e rinovueshme etj. E rendesishme tha ai eshte qe te krijojme te gjitha strukturat dhe mundesite qe komunitetet e biznesit te dy vendeve te jene sa me afer njeri-tjetrit per te identifikuar fushat dhe projektet me interes te ndersjelle. Per kete gje dy bashkebiseduesit rane dakord qe te nenshkruajne nje marreveshje per mbajtjen e takimeve te komisioneve te perbashketa. Me te njejten rendesi u konsiderua nga bashkebiseduesit edhe organizimi i forumeve te perbashketa te biznesit. Ne vazhdim Ministri Haxhinasto perseriti ftesen per biznesin korean qe te vije dhe te investoje ne Shqiperi sepse keshtu investojne ne nje rajon qe ne te ardhmen do te jete pjese e tregut te Bashkimit Evropian..

Nga ana e tij Ministri i Jashtem korean Kim Sung-hwan tha se marredheniet midis dy vendeve kane njohur zhvillime te rendesishme por duhet te forcohen edhe me tej ne te ardhmen. Bashkepunimi ne fushat e identifikuara eshte nje hap i rendesishem per forcimin e bashkepunimit ekonomik e tregtar. Duke iu referuar ketij bashkepunimi Ministri Kim Sung-hwan shrehu interes mbi portet detare ne Shqiperi dhe ne pergjithesi per infrastrukturen e transportit ne Shqiperi dhe rajon. Duke patur parasysh se cdo vit jane rreth 15 milion turiste koreane nje pjese e te cileve kane Evropen si destinacion turistik madje edhe vende afer Shqiperise futja e Shqiperise ne itineraret e tyre turistike duhet te jete pjese e agjendes sone te perbashket tha z. Kim Sung-hwan. Per kete u tha ne takim duhet qe te krijohen te gjitha mundesite dhe lehtesite qe operatoret turistike te dy vendeve te bashkepunojne midis tyre.

Duke shprehur mirenjohjen per njohjen e pavaresise se Kosoves nga ana Republikes se Korese Ministri Haxhinasto kerkoi qe te dy vendet te bashkepunojne qe te ndihmojne dhe asistojne kete shtet te ri ne Ballkan per perparim dhe zhvillim ekonomik si dhe te behet pjese e organizatave rajonale dhe familjes nderkombetare.

Ministri Haxhinasto ftoi per vizite ne Tirane z. Kim Sung-hwan ftese qe u pranua me kenaqesi per tu realizuar ne nje te ardhme te afert.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›