E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto në OSBE: Pavarësia e Kosovës ndikim për paqen

Nё fjalën e tij gjatë këtij Ministeriali, Haxhinasto informoi vendet pjesёmarrёse se Shqipёria ka prioritete tё rёndёsishme nё këtë Organizatё, ku synojmё tё marrim Kryesinё e OSBE nё njё tё ardhme tё afёrt dhe tё rrisim angazhimin tonё nё fushёn e tolerancёs dhe mosdiskriminimit.

"Shqipëria ka treguar se mund të marrë rolin udhëheqës për të punuar për paqen dhe sigurinë në një rajon historikisht të vështirë si Ballkani Perëndimor", tha  Haxhinasto. Duke u ndalur tek Kosova, Haxhinasto shprehu mbёshtetje pёr dialogun Kosovё-Serbi, mirёpriti marrёveshjen e fundit mbi menaxhimin e integruar tё kufijve dhe bёri thirrje pёr njё zbatim tё plotё tё marrёveshjeve tё arritura mes palёve.

"Pavarësia e Kosovës, e deklaruar në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, ka kontribuar pa dyshim për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ofron një mundësi pajtimi për serbët dhe shqiptarët", vijoi z. Haxhinasto.

Në fjalën e tij shefi i diplomacisë shqiptare u ndal në zhvillimet demokratike nё vendet partnere tё Afrikёs sё Veriut dhe shprehu gatishmёrinё e Shqipёrisё pёr tё ndarё me kёto vende pёrvojёn e saj dhe praktikat mё tё mira tё pёrftuara gjatё tranzicionit. Gjatë punimeve të këtij Ministeriali, ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, pati një takim me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, me të cilën diskutoi për situatën në rajonin e Ballkanit, për zhvillimet në Shqipëri si dhe për çështje në kuadër të punës së OSBE-së.

Gjithashtu, Haxhinasto pati një takim të veçantë dhe me ministrin e Jashtëm të Bullgarisë, Nikolaj Mladenov, me të cilin diskutoi për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe situatën nё veri tё Kosovёs. Ministri Haxhinasto zhvilloi takime edhe me ministrin e Jashtëm gjerman, Westerwelle, ministrat e Jashtëm të Qipros, të Zvicrës, Finlandës, etj. /Start/

                                                                                             2011-12-07 10:40
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›