Eksploziv banesës së zv/drejtorit të Policisë
TIRANË- Shpërthim eksplozivi në banesën e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Dorian Muça. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit në banesën e tij, pranë parkut të autobusëve në rrugën Frosina Plaku.
Në kohën e shpërthimit vetë nëndrejtori Muca dhe familja e tij kanë qenë në banesë, në katin e pestë, por për fat nga shpërthimi nuk ka pasur njerëz të lënduar.
Nga të dhënat e para raportohet vetëm për dëme materiale në banesë dhe në banesat e tjera aty pranë. Hetimet paraprake kanë konstatuar se lënda shpërthyese, e cila ende nuk specifikohet në cfarë sasie ka qenë ka qenë vendosur në derën e jashtme të banesës. Nuk ka ende të dhëna rreth autorësisë dhe as shkaqeve të ngjarjes.
Gjithcka pritet të zbulohet nga hetimet, të cilave mendohet tu vijë në ndihmë edhe një kamerë sigurie në pjesën e jashtme të ndërtesës.
Pista e parë në të cilën po hetohet është ajo që lidhet me detyrën që kryen Muca.