E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto nis vizitën dyditore në Kosovë

Shefi i diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto sot do të mbërrijë për vizitë zyrtare dyditore në Prishtinë, i ftuar nga homologu i tij Enver Hoxhaj.
 

Gjatë qëndrimit në Prishtinë Haxhinasto do të takohet me Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli; Kryeministrin, z. Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, Ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe Zv/kryeministrin dhe Ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, z. Sllobodan Petroviç.
 

Në këto takime do të diskutohet mbi marrëdhëniet dypalëshe, lobimi për njohje të reja të Kosovës dhe pjesëmarrjes së saj në forumet rajonale, si dhe zhvillimet në rajon etj.

Gjithashtu, Haxhinasto do të zhvillojë takime me drejtues të Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, EULEX-it dhe partive parlamentare, si LDK, Vetëvendosja dhe AAK. Në vijim të vizitës së tij, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Haxhinasto, do të bëjë vizitë në familjen Rugova dhe homazhe në varrin e Presidentit Rugova, si dhe do të vizitojë Memoralin dhe familjen Jashari, në Prekaz.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›