Haxhinasto, sqarime nga pala greke

Ministria e Jashtme shqiptare i ka kërkuar sqarime të hollësishme palës greke për moslejimin e 20 shtetasve shqiptare -çamë të cilët nuk u lejuan të kalonin kufirin grek. Këtë fakt e ka konfirmuar për mediat kreu i këtij institucioni, Edmond Haxhinasto i cili tha se sipas autoriteteve greke, toponimia e përdorur në dokumentat shqiptare, ka ndryshuar nga ligjet greke.
Një ditë më pare, në kohën që do të kalonin kufirin grek, 20 shtetas çamë janë kthyer mbrapsht nga pala greke për të kaluar në kufi.