E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daul: Të respektohet vendimi i insititucioneve të drejtësisë

Në Shqipëri duhet të respektohet vendimi i insititucioneve të drejtësisë. Ky ishte mesazhi i drejtpërdrejtë që dha kryetari i grupit të Partive Popullore Europiane Joseph Daul duke iu referuar zhvillimeve politike në Shqipëri. Ndërsa ka komentuar situatën post zgjedhore në vendin tonë Daul tha se nuk u takon partive politike që të shprehen nëse rezultati njihet apo jo, duke u bërë thirrje partive politike që të mësojnë të respektojnë institucionet e drejtësisë.
“Ka një gjykatë për rezultatin e zgjedhjeve. Nuk i takon partive politike të shprehen nëse rezultati njihet apo jo. Janë rregulla që duhet respektuar sot. Është për këtë që ka një drejtësi kudo. Kjo është demokracia e vërtetë. Demokracia nuk është: unë vendos se kush është zgjedhur dhe kush nuk është zgjedhur. Kur votuesit kanë shprehur vullnetin e tyre, kjo duhet respektuar. Siç thoshte im atë: votat duhen numëruar dhe jo peshuar” theksoi Daul.

Por zërat e parlamentarëve europianë të Partive Popullore kanë shkuar më tej me kritikat ndaj opozitës. Elmar Brok është shprehur se me qëndrimet e saj opozita nuk mund të jetë e gatshme të qeverisë vendin në të ardhmen.
Ndërkaq shefi i qeveisë shqiptare Sali Berisha tha gjatë prononcimit për mediat se nuk mund të përdoret nga politika vota e zgjedhësve për të bllokuar procet e e mëtejshme integruese.
Këto deklarata u bënë në Bruksel pas takimit të Partisë Popullore Europinae, e cila festoi 35 vjetorin e saj.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›