Haxhinasto takim lamtumire me stafin e ministrisë së jashtme

Edmond Haxhinasto ka lënë sot zyrtarisht ministrinë e jashtme duke u spostuar në ministrinë e ekonomisë, tregëtisë dhe energjitikës duke ia lënë kështu vendin Edmond Panaritit. Në takimin e fundit me stafin e ministrisë së jashtme, Haxhinasto ka bërë një bilanc të shkurtër të punës, sipas tij tejet pozitive dhe me shumë arritje.
“Dua të vlerësoj të gjithë punën që kemi bërë dhe atë transparencë që kemi sjellë deri më sot. Vlerësoj progresin që kemi bërë në procesin e integrimit, nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Bashkimin Europian, gjë që nglelet prioritet edhe në të ardhmen. Shpreh gjithashtu edhe vlerësimin më të lartë për atë çfarë kemi realizuar në kuadër të NATOS-s. Shpreh besimin që këtë bashkëpunim do ta çoni edhe më tej me ministrin e ri për ti shërbyër të gjithë shqipërëve kudo që janë” u shpreh Haxhinasto.
Nga ana e tij, ministri i ri i jashtëm Edmond Panariti ka theksuar se përparësi i diplomacisë shqiptare do të mbetet anëtërsimi i vendit në Bashkimin Europian. Ai gjithashtu përshëndeti edhe vendimin e GND-së për t`i dhënë fund mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës duke e cilësuar si një moment historik.
Pas ndryshimeve më të fundit në qeveri, Edmond Haxhinasto është larguar nga posti i ministrit të jashtëm për të drejtuar ministrinë e ekonomisë, tregëtisë dhe energjitikës ndërsa tashmë në krye të diplomacisë shqiptare do të jetë Edmond Panariti.