E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto takim me Fajon dhe eurodeputetet per vizat

Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto zhvilloi dje takime te rendesishme me perfaqesues te larte te Parlamentit Evropian ne Bruksel. Gjate takimit me kryetarin e grupit parlamentar Aleanca Progresiste e Socialisteve dhe Demokrateve ne PE Martin Schulz u diskutua dhe u vleresua procesi i liberalizmit te vizave si nje mundesi per permiresimin e jetes se shqiptareve dhe zhvillimin e marredhenieve me vendet e BE-se. Po keshtu ne nje takim me kreun e Komisionit te Jashtem te Parlamentit Evropian Gabriele Albertini Haxhinasto e vleresoi si historike votimin per heqjen e vizave per Shqiperine. Ministri Haxhinasto shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen e vazhdueshme te PE ne procesin e liberalizimit te vizave dhe theksoi se Shqiperia vlereson dhe mirepret qe kjo perkrahje e cmuar te vijoje dhe ne etapat e tjera te procesit te integrimit evropian te vendit. Institucionet shqiptare meritojne te vleresohen per punen e kryer ne keto vite dhe se marredhenia e Shqiperise me BE duhet inkurajuar pozitivisht per te vijuar me reformat e suksesshme qe ka ndermarre dhe vazhdon te ndjeke qeveria shqiptare tha Haxhinasto. Takimet e tij ne Bruksel pas vendimit per vizat vijuan edhe me raporteren per liberalizimin e vizave me Shqiperine ne PE eurodeputeten sllovene Tanja Fajon. Ai i percolli Fajon vleresimin dhe falenderimet per te gjithe punen e saj ne mbeshtetje te procesit te liberalizimit te vizave me vendin tone qe perben nje ngjarje te jashtezakonshme ne historine e popullit shqiptar. Fajon u shpreh se beson ne kete proces kaq te prekshem dhe kaq te shumepritur per qytetaret shqiptare pasi dhe Sllovenia ka perjetuar me entuziazem te madh procesin e integrimit evropian. Ajo vleresoi te gjithe punen e bere gjate kesaj kohe nga autoritetet shqiptare te cilet kane lehtesuar punen me te dhenat bindese qe kane raportuar gjate gjithe kesaj kohe tregues te ndryshimeve dhe investimeve te jashtezakonshme ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›