E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami Do te rrisim prezencen luftarake

Shqiperia do te vazhdoje te rrise kapacitetet ne misionet e luftimit. Keshtu u shpreh ministri i Mbrojtjes Arben Imami per TV Klan nga Brukseli ku mori pjese ne takimin e ministrave te Mbrojtjes dhe te Jashtem te NATO-s. Shqiperia ka nje plan disavjecar te shqyrtimit te risktrukturimit te kapaciteteve ne menyre qe kjo rritje ti sherbeje sa me mire edhe ngritjes se kapaciteteve te Aleances njekohesisht. Ne vitin e ardhshem ashtu si dhe vendet e tjera te Aleances Shqiperia do te reflektoje ndryshimin e detyrave dhe misioneve operacionale. Ne kemi hedhur kapacitetet e misioneve ne luftim dhe do te shfrytezojme maksimalisht te gjitha mundesite per shtimin e ketyre kapaciteteve por rritjen e kapaciteteve edhe ne sektoret e trajnimit dhe monitorimit. Nga viti 2011 deri ne vitin 2015 keto do te jene disa nga drejtimet ku do te fokusohemi u shpreh Imami. Ministri yne i Mbrojtjes tha se ne kete ministerial u tregua nje konsesus i shteteve anetare lidhur me konceptin e ri strategjik te NATO-s. Ajo qe vlen per tu theksuar eshte fakti se diskutimi ka qene me nje nivel shume te larte konsensusi.Vlen per tu theksuar se ka nje konsensus te gjere. Te gjithe jane dakord per rrugen qe duhet te ndjekim duke i paraprire keshtu vendimeve qe kryetaret e shteteve do te marrin ne Samitin e Lisbones ne muajin nentor u shpreh Imami.
Ne fjalen e tij Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen tha se duke filluar nga sot dhe disa javeve te ardhshme ne do te formulojme dhe te biem dakord per konceptin e ri strategjik. Eshte e rendesishme qe ne te marrim nje vendim te drejte. Misionin baze te NATO-s per te mbrojtur te 900 milione qytetaret e vendeve te NATO-s nga sulmet nuk duhet ta ndryshojme por ajo duhet te jete mbrojtje moderne ndaj kercenimeve moderne. Aleanca eshte tashme vlere e mire. Duke qendruar se bashku ne marrim me shume siguri se nese ecim vetem. Por ne duhet ta bejme me mire theksoi Sekretari i NATO-s.
Kurse ministri i Mbrojtjes Arben Imami tha Shqiperia ka nje plan disavjecar te shqyrtimit te risktrukturimit te kapaciteteve. Besoj se kemi arritur nje maksimum te larte. Ajo qe do ndodhe me Shqiperine ne vitin e ardhshem ndryshimi i detyrave dhe misioneve operacionale. Ne kemi hedhur kapacitetet e misioneve te luftimit dhe trajnimit e monitorimit.
Kurse zedhenesi i NATO-s Xhejms Apathurai i pyetur nese jane shtetet anetare te NATO-s te gatshme per te shpenzuar 2 per qind te prodhimit kombetar bruto tha se per momentin ato sjane gati te shpenzojne 2 per qind por ne kuptojme situaten financiare me te cilen perballemi. Sipas tij do te kete shkurtime ne buxhete dhe mbrojtja nuk do ti shpetoje ketyre shkurtimeve. Ajo qe Sekretari i Pergjithshem i NATO-s do eshte qe ne te shpenzojme ato euro qe kemi me mire. Pra shkurto por investo ne drejtime te tjera. Kjo do te thote me pak infrastruktura statike me shume forca te levizshme pra investim ne raketa mbrojtese dhe helikoptere si dhe shkurtime ne komandant e forcave te NATO-s. Ne Ministerialin dydimensional te NATO-s per faktin se moren pjese si ministrat e mbrojtjes ashtu dhe ata te jashtem te vendeve anetare u diskutua koncepti i ri strategjik qe ka te beje me modernizimin e kapaciteteve te mbrojtjes se NATO-s me rritjen e performaces se perballimit te krizave dhe zhvillimin e partneriteteve me te gjera ne bote. Pjese e ketij koncepti strategjik eshte edhe modernizimi i forcave te armatosura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›