E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto takonPacollin: Do lobojmëpër Kosovën

PRISHTINË- Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot Edmond Haxhinasto, zv/kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, ku temë e bisedimeve ishte rritja e koordinimit për më shumë efikasitet në nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit dhe u shpreh angazhimi, që Kosova të mos mbetet jashtë nismave të ndryshme rajonale.

Pacolli falënderoi ministrin Haxhinasto dhe pararendësit e tij për punën shumë të madhe që kanë bërë për sigurimin e një numri sa më të madh të njohjeve për shtetin e ri të Kosovës. Ai shfaqi shpresën se "diplomacia e Shqipërisë do të vazhdojë të punojë në këtë fushë dhe do të shtojë edhe më shumë angazhimet" dhe theksoi nevojën e krijimit të një axhende të përbashkët, në mënyrë që Kosova të shtojë numrin e njohjeve, të arrijë më shpejt të bëhet pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë, synim i përhershëm i popullit dhe institucioneve të Kosovës.

Duke folur për procesin e njohjeve, Haxhinasto tha se "Shqipëria do të vazhdojë lobimin për të siguruar sa më shumë njohje dhe, në këtë plan, në bashkëpunim me institucionet e Kosovës, do të hartohet një program i përbashkët i veprimit në këtë fushë".

Ai gjithashtu tha se të dy vendet mund të shtojnë edhe më tej bashkëpunimin ekonomik, i mundësuar tashmë edhe nga infrastruktura rrugore dhe veprimet e përbashkëta në fusha të tjera që do të mundësojnë një shkallë më të lartë të
Sot ditën e dytë të vizitës, Haxhinasto e filloi me audiencë tek Presidenti Behxhet Pacolli dhe sipas axhendës së njoftuar nga MPJ kosovare, vazhdon me Homazhe te varri i ish-Presidentit Rugova, vizitë në familjen Rugova, për t’u nisur pastaj drejt Prekazit për vizitë në memorialin dhe familjen Jashari.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›