E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia merr përsipër kufirin me Maqedoninë

Nga Express më 19 mars 2011 në ora 16:05

Policia Kufitare e Kosovës nga sot do të këtë në përgjegjësi tërë vijën kufitare të Kosovës me Maqedoninë.

Pas dorëzimit të përgjegjësive kufitare më 22 janar të një pjesë të kufirit me Maqedoninë, KFOR-i të shtunën ia ka dorëzuar kompetencat Policisë Kufitare të Kosovës për kontrollin edhe të pjesës tjetër të kufirit në gjatësi prej 50 kilometrash.

Nënshkrimi i marrëveshjes së dorëzimit të përgjegjësive të patrullimit të pjesës së dytë të kufirit me Maqedoninë, është bërë nga komandanti i KFOR-it gjeneral majori Erhard Byhler, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe komandanti i Policisë së EULEX-it, Udo Muller.

Gjenerali Buhler ka thënë se bartja e kompetencave te Policia Kufitare e Kosovës në kufi me Malin e Zi do të ndodhë pas demarkacionit të kufirit, derisa për pjesën veriore nuk ka dhënë ndonjë datë se kur mund të ndodhë. (KP)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›